“Çmenduri” nga Milani pa drejtor sportiv, blen sulmuesin e PSG për shifrën rekord

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2026 | 19:43

“Çmenduri” nga Milani pa drejtor sportiv, blen sulmuesin e PSG për shifrën rekord

Gonçalos Ramos do të jetë transferimi i parë i Milanit për sezonin e ri. Bëhet fjalë për lojtarin që Ruben Amorik ka kërkuar në sulm. Marrëveshja me PSG është arritur për 50 milionë euro, ndërsa kuqezinjtë akoma nuk kanë një drejtor sportiv.

Screenshot 2026-06-26 194157

Për të tregohet se ka kryer testet mjekësore dhe zyrtarizimi është çështje kohe. Po ashtu do të jetë transferimi më i shtrenjtë në Seria A në shtatë vitet e fundit.

Po ashtu për Milanin është një rekord, pasi kalon edhe 49.5 milionë euro të paguara për Rafa Leaon. Bashkë me bonuset, shifra 50 milionë euro do të kalohet për portugezin që do afrohet.

25-vjeçari ishte pjesë e Benfikës para se të transferohej te PSG. Me ekipin francez shënoi 45 gola në 131 ndeshje.

PANORAMASPORT.AL