ZYRTARE/ I beson Besnik Hasi, sulmuesi shqiptar transferohet në Superligën turke

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2026 | 15:22

ZYRTARE/ I beson Besnik Hasi, sulmuesi shqiptar transferohet në Superligën turke

Ermal Krasniqi është zyrtarisht lojtar i Amedspor. Klubi i Superligës turke e ka prezantuar si transferimin e parë në merkaton e verës.

Screenshot 2026-06-26 152159

Krasniqi ishte pjesë e Legias së Varshavës si huazim gjatë sezonit të fundit. Kartoni i tij ndërkohë i përkiste Spartës së Pragës.

27-vjeçari është sulmues në krahun e majtë dhe do punojë me Besnik Hasin si trajner. Sa i përket Amedspor, i beson lojtarëve të përfaqësueses së Kosovës. Më parë transferonte Florent Hasani.

Synimi është për një përfaqësim sa më dinjitoz në elitën turke. Hasi e ka eksperiencën e parë aty.

PANORAMASPORT.AL