VIDEO/ Tifozi i çmendur harron dasmën e tij për Ronaldon, kapiteni i Portugalisë i dhuroi dygolësh fantastik në Botëror

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2026 | 11:53

VIDEO/ Tifozi i çmendur harron dasmën e tij për Ronaldon, kapiteni i Portugalisë i dhuroi dygolësh fantastik në Botëror

Kristiano Ronaldo ka fansat më të zjarrtë në botë dhe kjo është dëshmuar edhe njëherë në një video që po qarkullon në rrjetet sociale.

MixCollage-26-Jun-2026-11-31-AM-1268

Një tifoz po martohej, ndërsa në mes të lokalit ishte vendosur një monitor gjigant që po transmetonte ndeshjen Portugali-Uzbekistan e cila u luajt të martën dhe u mbyll me shifrat 5-0.

Pamjet janë bërë virale teksa ai ishte ngritur në këmbë dhe sytë i kishte nga dueli ku idhulli i tij shkëlqeu me dygolësh. Dhuratë më të bukur se kjo nuk mund të kishte për tifozin e çmendur.

PANORAMASPORT.AL