EKSKLUZIVE/ E bujshme për Elbasanin, mesfushori me vlerë 600 mijë euro drejt transferimit
Elbasani vijon të jetë aktiv në merkaton e verës, ndërsa drejtuesit po punojnë për të kompletuar skuadrën përpara sfidave të Ligës së Konferencës.
Pas afrimeve të realizuara në repartet e tjera, verdheblutë vazhdojnë kërkimet edhe për një mesfushor qendre, pozicion ku kërkohet një zëvendësues për Isi Manellarin, i cili nuk do të jetë më pjesë e ekipit. Në këtë kuadër, “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se emri më i fundit që ka dalë në skenë është ai i Ethan Brooks. Mesfushori i Afrikës së Jugut, që aktivizohet te Panseraikos në kampionatin grek, i është ofruar drejtuesve verdheblu gjatë kësaj periudhe merkatoje dhe aktualisht është një nga profilet që po vlerësohen nga klubi.
PROFILI – Brooks është 24 vjeç dhe luan në qendër të mesfushës, pikërisht në repartin ku Elbasani po kërkon të ndërhyjë gjatë kësaj vere. Futbollisti ka qenë pjesë edhe e Kombëtares së moshave të Afrikës së Jugut, ndërsa prej disa sezonesh aktivizohet në futbollin grek, ku ka fituar eksperiencë në një kampionat konkurrues. Burimet bëjnë me dije se ai është vetëm një nga disa futbollistët që i janë propozuar klubit në javët e fundit. Drejtuesit dhe stafi teknik po analizojnë alternativa të ndryshme për këtë pozicion, me synimin për të gjetur profilin më të përshtatshëm për nevojat e skuadrës.
SHKRIMIN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT
VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL













