Postuar: Qershor 25, 2026 | 21:55
E BUJSHME/ Hap i rëndësishëm në karrierë, Asllani nënshkruan me Dortmundin
Lajm i bujshëm vjen nga merkatoja. Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani është larguar nga Hofenhaim dhe është bërë me skuadër të re.

Sipas asaj që raporton gazetari Arlind Sadiku, 23-vjeçari ka vendosur të luaj me skuadrën gjermane, Borusia Dortmund.
Sipas gazetarit nga Kosova, Asllani ka nënshkruar sot kontratën me Dortmundin, derisa zyrtarizimi do të bëhet në ditët e ardhshme. Një hap i rëndësishëm ky në karrierën e sulmuesit të talentuar.
PANORAMASPORT.AL













