Një nga zhgënjimet e mëdha të Botërorit, sulmuesi tërhiqet nga kombëtarja që në moshën 30-vjeçare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2026 | 21:46

Një nga zhgënjimet e mëdha të Botërorit, sulmuesi tërhiqet nga kombëtarja që në moshën 30-vjeçare

Eliminimi i Çekisë që në fazën në grupe të Botërorit 2026, ka sjellë edhe një vendim drastik nga sulmuesi i njohur i kësaj përfaqësueseje, Patrik Shik.

fdsfdssdffddfssdf

Një ditë pas dështimit përballë Meksikës me shifrat 3-0, që dekretoi edhe lamtumirën e skuadrës europiane nga turneu, Shik ka bërë të ditur nëpërmjet rrjeteve sociale se po i jepte lamtumirën ekipit përfaqësues.

“Dita e sotme shënon fundin e kapitullit tim në ekipin kombëtar. Nuk është një vendim impulsiv dhe nuk erdhi brenda natës. Është një ide që e kam mbajtur me vete për një kohë të gjatë dhe për të cilën kam menduar për një kohë të gjatë”, shkruante ndër të tjera sulmuesi i Bajer Leverkusen i cili largohet kështu nga përfaqësuesja që në moshën 30-vjeçare duke vendosur të përkushtohet tërësisht për karrierën në klub.

PANORAMASPORT.AL