Postuar: Qershor 25, 2026 | 20:06
Ishte pjesë e Partizanit dhe Skënderbeut, sulmuesi i jep lamtumirën klubit: Nga sot jam lojtar i lirë
Sulmuesi Gresild Lika ka vendosur që të nisë një etapë të re të karrierës, pasi është larguar nga klubi Ilirisë në Kategorinë e Parë, ku kishte luajtur në edicionin e kaluar.

Futbollisti i cili ka bërë emër në klube të njohur mes të cilëve Partizani e Skënderbeu, pa harruar që ishte ndër ata që kontribuoi në ngjitjen e Vorës në elitë, ka vendosur të mos vazhdojë karrierën e tij në radhët e Ilirisë.
“Faleminderit KF Iliria. Faleminderit familja Selmani për besimin që patën tek unë. Nga sot jam lojtar i lirë”, shkruante futbollisti në njoftimin në rrjete sociale rreth vendimit të tij.

PANORAMASPORT.AL













