Klubi rrezikon falimentimin, sulmuesi i Kombëtares pret pagat dhe largimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2026 | 16:18

Klubi rrezikon falimentimin, sulmuesi i Kombëtares pret pagat dhe largimin

Sivaspor ndodhet në një situatë serioze financiare dhe organizative, ku drejtues të klubit kanë paralajmëruar një afat kritik prej rreth 10 ditësh për shlyerjen e detyrimeve ndaj futbollistëve.

manaj

Nëse pagesat nuk kryhen brenda këtij afati, lojtarët mund të përfitojnë të drejtën e zgjidhjes së njëanshme të kontratave, gjë që do ta çonte klubin në një krizë edhe më të thellë, me rrezik real të humbjes së pjesës më të madhe të skuadrës. Në qendër të kësaj situate është edhe sulmuesi shqiptar Rei Manaj, për të cilin raportohen pagesa të prapambetura.

Nëse detyrimet financiare nuk shlyhen brenda afatit ligjor, edhe ai mund të aktivizojë të drejtën për të prishur kontratën në mënyrë të njëanshme. Brenda klubit flitet për një situatë emergjente, ku dështimi për të vepruar në kohë mund të çojë Sivasporin drejt një krize të thellë sportive dhe financiare, me pasoja që rrezikojnë seriozisht stabilitetin e tij për sezonin e ardhshëm.

Vetëm pak ditë më parë në mediat turke u raportua se pritej largimi i Manajt për shkak se klubi e kishte të vështirë të përmbushte kërkesat e tij financiare dhe mesa duket, largimi tashmë është zgjidhja e vetme.

ERJON ALLARAJ-PANORAMASPORT.AL