Korabi nis ndërtimin e skuadrës së sezonit të ri, rinovon me ish-portierin e Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2026 | 15:03

Korabi nis ndërtimin e skuadrës së sezonit të ri, rinovon me ish-portierin e Tiranës

Pushimet e stërgjatura verore pritet të marrin fund në kampin dibran. Drejtuesit e Korabit janë në kulmin e punës për formatimin e skuadrës së sezonit të ri, ku pas ndryshimeve të fundit të bëra nga FSHF-ja janë rritur mundësitë për të synuar ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar.

leon kozi

“Panorama Sport” mëson se klubi ka nisur procesin e rinovimit të kontratave me lojtarët që do të vijojnë karrierën në Peshkopi. Një nga këta është edhe portieri Leon Kozi, i cili iu bashkua dibranëve gjatë merkatos së dimrit dhe përflitej se në përfundim të sezonit do të largohej. Megjithatë, situata ka ndryshuar pas periudhës së pushimeve dhe duket se palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të vijuar bashkëpunimin edhe në sezonin e ri në Kategorinë e Parë. “Gardiani” 23-vjeçar është produkt i akademisë së Tiranës dhe, përveç fanellës bardheblu, ka luajtur edhe për Drenicën.

PANORAMASPORT.AL