Bie pista e Partizanit, “demat” nuk shfaqin interes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2026 | 13:58

Bie pista e Partizanit, “demat” nuk shfaqin interes

Erik Oliveira doli dje në skenë për Partizanin. “Panorama Sport” ndërkohë mëson se nuk ka asnjë kontakt mes palëve, edhe pse vetë lojtari nuk preferoi të japë një koment.

Screenshot 2026-06-24 191729

Lajmi në Portugali tregonte se sulmuesi 19-vjeçar është duke negociuar. Oliveira mbylli sezonin me Oriental U-19. Më parë ka debutuar në Serinë D, ndryshe kategoria e katërt portugeze, ku luajti vetëm një ndeshje me ekipin e parë të Oriental Lisbonë. Pikërisht tek ai takim gjeti edhe rrugën e rrjetës.

Oliveira është sulmues në krahun e djathtë. Informacion që dihet për të është po ashtu gjatësia, pikërisht 1.73m.

Ndikimi i tij ishte në kampionatet rajonale. Pikërisht te Fabril Barreiro U-17 shënonte 28 gola në 24 ndeshje. Më pas ishte pjesë e Estoril Praia dhe Oriental. Në edicionin e fundit me moshat shënoi 12 gola në 30 ndeshje.

LEXO EDHE:

Sulmues nga Portugalia për Partizanin, zbulohet emri i talentit që shpërtheu me gola te moshat

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL