Rrëfimi i eskortës që i shërben lojtarëve dhe tifozëve në Kupën e Botës: 2 orë, 2 mijë dollarë! Kush janë klientët që shpenzojmë më shumë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2026 | 13:47

Rrëfimi i eskortës që i shërben lojtarëve dhe tifozëve në Kupën e Botës: 2 orë, 2 mijë dollarë! Kush janë klientët që shpenzojmë më shumë

Një eskortë luksoze nga Londra ka rrëfyer për Daily Mail se ardhja e saj në Los Anxhelos gjatë periudhës së Kupës së Botës i ka sjellë të ardhura të mëdha, duke pretenduar se ka fituar mbi 10 mijë dollarë në ditë nga takimet me klientë të pasur.

klaudia 1

E reja që u prezantua si Kaluda, por  që kërkoi që emri dhe mosha e saj të mos publikohen, tha se nuk kishte udhëtuar në SHBA për futbollin, por për të punuar me klientë të pasur që ndodheshin në qytet për turneun.

Ajo tregoi se kishte zhvilluar takime në disa prej hoteleve dhe restoranteve më luksoze të Los Anxhelosit, duke përmendur vende si Four Seasons në Beverly Hills, ku një natë mund të kushtojë rreth 12 mijë dollarë.

fdg

Sipas saj, tarifa minimale për një rezervim dyorësh ishte rreth 2 mijë dollarë, ndërsa me bakshishe të ardhurat mund të arrinin deri në rreth 3 mijë dollarë në orë.

“Gjithçka ishte në një nivel tjetër luksi”, tha ajo, duke përshkruar një nga takimet në një suitë luksoze.

 

 

klaudia

Klaudia

Ajo pretendoi gjithashtu se disa nga klientët e saj gjatë këtij udhëtimi kanë qenë futbollistë të njohur që kishin udhëtuar për ndeshjet, por tha se marrëveshjet e konfidencialitetit nuk e lejojnë të zbulojë identitetet e tyre.

“Janë të sjellshëm, të gjatë, kanë gjithçka”, u shpreh ajo.

Gruaja tha se shumë prej klientëve amerikanë ishin më të rezervuar krahasuar me klientët evropianë, ndërsa klientët nga vende si Arabia Saudite dhe Katari i përshkroi si ndër më të shpenzueshmit.

Sipas saj, çelësi për të fituar besimin e klientëve është shoqërimi dhe krijimi i një ndjesie afërsie.

Takimet e Klaudias me yjet e futbollit janë ‘shumë seksuale, më pak të bazuara në shoqëri dhe më shumë në pjesën e intimitetit’.

“Nuk mendoj se kanë kohë ose durim. Nëse vërtet e shijojnë dhe duan të të rezervojnë përsëri, atëherë fillojnë të duan të të njohin pak më shumë”, tha Klaudia.

huxley

Lucy Huxley

Ndërkohë Lucy Huxley, një eskortë kanadeze me bazë në Berlin, pretendoi se iu ndalua për një kohë të pacaktuar hyrja në SHBA në vitin 2017, pasi u ndalua nga agjentët kufitarë ndërsa udhëtonte nga Gjermania në Minesota.

Ajo pretendoi në një postim në TikTok se ishte ndaluar, marrë në pyetje dhe se i ishte kontrolluar telefoni. Kur oficerët zbuluan llogari në mediat sociale ku ajo fliste hapur për punën e saj seksuale.