Postuar: Qershor 25, 2026 | 12:29
BASKETBOLL FEMRA/ Ndeshja e dytë, Shqipëria luan sot kundër Gjeorgjisë
Shqipëria e basketbollit të femrave do të zbresë në parket sot në orën 16:00 për ndeshjen e saj të dytë në Kampionatin Europian të Shteteve të Vogla, aktivitet që po mbahet në Kosovë që prej datës 23 qershor.

Vajzat kuqezi, të cilat drejtohen nga trajneri Vladimir Xheka do të përballen me Gjeorgjinë, takim që do të luhet në palestrën “Karagaç” në Pejë.
Shqipëria e ka nisur këtë kompeticion me humbje kundër Maltës në shifrat 59-67, ndërsa tashmë do të ketë shansin e fundit për të mbetur në garë për zonën e medaljeve në Europianin e Shteteve të Vogla 2026.
PANORAMASPORT.AL













