Festoi një tjetër ditëlindje larg familjes, Mesi: Fëmijët e mi tani po e kuptojnë situatën, Zoti më ka dhënë gjithçka
Ai, i cili i dha kaq shumë gëzim Argjentinës, mbushi dje 39 vjeç. Ai, që përmbushi dëshirat e miliona njerëzve, ka të drejtë të kërkonte diçka. Lionel Mesi ka arsye për të festuar dhe e bën këtë me Kombëtaren, si shumë herë të tjera, në Kupën e Botës 2026.

Për të 12-ën herë në jetën e tij, “Pleshti” nuk do t’i fryjë qirinjtë e tortës pranë bashkëshortes dhe fëmijëve, por i rrethuar nga familja e tij e dytë: Kombëtarja e Argjentinës. 24 qershori e ka gjetur atë në Kansas Siti, ku kishte mundësinë të kalonte natën e kaluar pushim me familjen e tij, si pjesa tjetër e lojtarëve. Ata takohen përsëri në mesditë për drekë, pushim dhe stërvitje në 6:00 pasdite me orën lokale në Qendrën e Performancës së Mineraleve Compass. Pas mesnate, kapiteni mori surprizën e pare, një tortë të zbukuruar me ngjyrat e flamurit argjentinas dhe 39 qirinj të cilët i ka fikur me një frymë. Përveç kësaj, shije të ëmbla nga një markë e njohur alfajores. Protagonisti e pasqyroi atë në një foto që postoi me De Pol, Liça Martenez, Paredes, Otamendi, Molina, Lo Selso.
“E vërteta është se nuk mund të kërkoj asgjë tjetër,” – u shpreh Mesi menjëherë pas ndeshjes kundër Austrisë.
“Faleminderit Zotit, siç e kam thënë disa herë, ai më ka dhënë gjithçka në nivel sportiv. E vetmja gjë që mund të kërkoj është shëndet për mua, për familjen time, për njerëzit që më kanë qëndruar gjithmonë pranë dhe të mund të vazhdoj t’i shijoj këto momente të arta”.
Edhe pse larg, dashuria e jetës së tij, Antonela Rokuco, nuk mungoi me një urim thellësisht prekës në rrjetet sociale, të shoqëruar me disa fotografi familjare.
“Gëzuar ditëlindjen dashuria e jetës sime. Të jesh shumë i lumtur sot dhe përgjithmonë. Ne tashmë kemi gjithçka që na nevojitet, sepse të kemi ty. Të dua deri në pafundësi!” – shkroi Antonela.
Përgjigjja e kapitenit nuk vonoi dhe ishte po aq emocionuese: “Të falënderoj shumë jeta ime, edhe unë ju dua jashtë mase!!!
Nga ditëlindja e tij e 18-të në Holandë, kur u shpall kampion me moshën U-20, e deri më sot kur po luan në moshën 39-vjeçare në Kampionatin e tij të radhës Botëror, jeta e Lionel Mesit vazhdon të mbetet një poezi e shkruar me ngjyrat bardhekaltër. Argjentina është në festë dhe e gjithë bota e futbollit gëzon me kampionin!
DRITAN LUNDRA-PANORAMASPORT.AL













