Postuar: Qershor 24, 2026 | 23:25
Disfatë e dyfishtë për Kanadanë, përveç vendit të parë humb edhe… shtëpinë
Zvicra ka mundur Kanadanë në ndeshjen e fundit në grup, duke i marrë një prej skuadrave organizatore të turneut vendin e parë në këtë grup.

Për kanadezët, turneu do të vazhdojë edhe si e dytë në grup, por për ta humbja sot ishte më e rëndë për faktin e thjeshtë se do të bëhen një ekip organizator që nuk luan në fushën e vet.
Fakti që dolën të dytët, përcakton që në ndeshjen e radhës me eliminim direkt ata të zhvendosen të luajnë në SHBA dhe rrugëtimi potencial i mëtejshëm, do të bëjë që Kanadaja të vazhdojë të luajë jo më në stadiumet e veta.
PANORAMASPORT.AL













