Postuar: Qershor 25, 2026 | 15:47
ZYRTARE/ Arsenali paguan klauzolën në kontratë, 40 milionë euro për transferimin e futbollistit
Arsenali ka zyrtarizuar nënshkrimin e Piero Hincapie. Për mbrojtësin janë paguar 40 milionë euro, që të aktivizohej klauzola e shitjes në kontratë.

Mbrojtësi 24-vjeçar ishte i huazuar nga Leverkusen. Me ekipin e Artetës bëri mjaft mirë.
Hincapie regjistroi 39 paraqitje. Kështu pas huazimit të suksesshëm, Arsenali vendosi të blejë përfundimisht kartonin.
Mbrojtja e Arsenalit është edhe më e mira në Premier Ligë përgjatë tre vitet e fundit. Kampionët në fuqi dështuan vetëm në fitimin e Champions.
PANORAMASPORT.AL













