Postuar: Qershor 25, 2026 | 15:19
E KRYER/ La Shqipërinë për Zvicrën, Adrian Bajrami ndryshon sërish mendje për të ardhmen
Marrëveshja është mbyllur me Luzernën, ndërsa Adrian Bajrami ka ndryshuar mendje dhe do të kthehet sërish në Portugali. Braga do përfitojë shërbimet e mbrojtësit shqiptar.

Testet mjekësore dhe prezantimi janë hapat e radhës. Bajrami kishte edhe dy vite të mbetura kontratë, ndërsa Luzern i Zvicrës paguante 900 mijë euro në janar për të blerë kartonin.
24-vjeçari rikthehet në Portugali ku luante me Benfikën. Vetëm gjashtë paraqitje regjistronte, ndërsa shënonte edhe një gol.
Zvicra ndërkohë nuk e preferoi për Botërorin, ndërsa u bë temë pasi la Shqipërinë. Te Braga nis një kapitull i ri, ndërsa klubi portugez do luajë edhe në kualifikueset e Ligës së Konferencës.
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













