Kukesi
Emri i plotë: Futboll Klub Kukësi
Nickname: Shqiponjat e Veriut
Vendndodhja: Kukës
President: Safet Gjici
Trajner: Sulejman Starova
Ngjyrat e klubit: Bardhë e Blu
Adresa: Rruga “Kosova”, pranë stadiumit “Zeqir Ymeri”
Stadiumi: Zeqir Ymeri
FK Kukësi është një klub porfesionist në Superligën shqiptare për herë të parë në edicionin 20012-2013. I themeluar në vitin 1930, ekipi ka ndërruar dy emrin dhe disa herë ngjyrat e bluzës. Aktualisht uniforma e parë zyrtare e Kukësit është ajo me ngjyrë blu me jaka të bardha , dhe uniformë e dytë është e njëta dizajn, por me ngjyrë të bardhë e jaka blu. Që nga viti 2011 FK Kukësi është një shoqëri aksionere me President z. Safet Gjici. U rregjistrua si një shoqëri aksionere me 08.09.2011 . Shoqëria funksionon mbi bazen e ligjit për shoqeritë aksionere dhe ka te punësuar stafin e saj administrativ teknik dhe futbollistët . Shoqëria funksionon mbi bazën e urdhëresave dhe kontabiliteti mbahet në bazë të dokumentacionit ligjor, fatura, fletë-hyrje, fletë-dalje, me magazinë më vete. Në sezonin futbollistik 2012-2013, klubi është drejtuar nga Presidenti Safet Gjici, i cili është aksionari kryesor dhe pronari i klubit. Kontribut kanë dhënë dhe aksionerët e tjerë.
Aksionerët e FK KUKËSIT për sezonin 2013-2014 janë;
1) Safet Gjici, president i FK Kukësit, që zotëron 80% të aksioneve.
2) Bashkia Kukës ( Hasan Halilaj, kryetar ), që zotëron 20% të aksioneve Presidenti i klubit z, Safet Gjici është zotëruesi kryesor i aksioneve në masën 80% Më pas vijon Bashkia Kukës që zotëron 20% të aksioneve.
Gajtë sezonit të kaluar kanë kontribuar me finacimet e tyre edhe dy ish zv.presidentët, Flamur Hoxha e Bashkim Gjoka. Në shuma të vogla dhe simbolike kanë kontribuar dhe të tjerë biznesmenë dhe dashamirës të ekipit të Kukësit. FK Kukësi mbetet klubi më korrekt në shlyerjen e detyrimeve nga lojtarëve dhe stafit , por dhe detyrimeve që ka ndaj të tjerëve. Themelimi dhe vitet e para Në pranverën e vitit 1930 u themelua në Kukës Shoqëria Sportive “Kosova”, ku rol kryesor kishte ekipi i futbollit. Në gusht të vitit 1931, ky ekip merr pjesë për herë të parë në një turne lokal, ku u vu përballë “Kallabakut” të Borjes, “Shkëlzenit” të Tropojës, “Internatit” të Krumës dhe paraushtarakëve. Me themelimin e Federatës Shqiptare të Futbollit, në vitin 1932, Shoqëria Sportive “Kosova” regjistrohet me emrin Sport Klub “Kosova”. Gjithsesi ky ekip nuk mori pjesë në kampionatet kombëtare që u zhvilluan gjatë atyre viteve.
KS Përparimi i Kukësit, 1949-1990 Në vitin 1949, pas përfundimit të Luftës II Botërore, rifilloi Kampionati Kombëtar i Futbollit. Në vitin 1953 Kukësi u përfshi në Kategorinë III (sot Kategoria II). Në vitin 1958, ekipi ndryshoi emrin në Klubi Sportiv “Përparimi” i Kukësit”. Në vitin 1967, “Përparimi” kaloi për herë të parë në Kategorinë e Dytë (sot Kategoria e Parë), duke qëndruar aty deri në 1977. 10 vjet më vonë, ekipi arriti suksesin e tij më të madh, duke kaluar në Kategorinë e Parë (sot Superliga). Pavarësisht se nuk arriti të qëndrojë, ekipi e përsëriti këtë sukses në vitin 1982, duke bërë që këto të ishin vitet e arta të Kukësit.
KS Përparimi i Kukësit, 1990-2010 Rrëzimi i sistemit komunist solli shkurtim të fondeve për futbollin dhe sportin në Kukës, duke bërë që ato të kalonin në degë të tjera më të rëndësishme për qytetin e varfër verilindor. Megjithë përpjekjet e bashkisë dhe donatorëve të ndryshëm, ekipi nuk arriti ndonjë sukses mbresëlënës.
FK Kukësi, 2010-2012 Në vitin 2010, ekipi ndryshoi për herë të tretë emrin, duke vendosur emrin e ri Futboll Klub “Kukësi”. President i ekipit u zgjodh deputeti i Kukësit, Fatos Hoxha, kurse bashkia kishte pronësinë. U soll një trajner i ri, Shahin Berberi, dhe u kryen disa blerje cilësore. Përgjatë sezonit 2010-2011, Kukësi tregoi një formë të shkëlqyer, duke dalë në vendin e parë në Kategorinë e Dytë, në grupin e Veriut. Më pas, në ndeshjen përballë Himarës për titullin kampion i Kategorisë së Dytë, ekipi kuksian mundi himariotët me rezultatin 1-0. Kështu, pas më shumë se 20 vitesh, Kukësi u rikthye në Kategorinë e Parë (dikur Kategoria e Dytë). Në sezonin 2011-2012, Kukësi e mbylli garën në vendin e dytë, duke u ngjitur direkt në Superiore, për herë të parë në historikun e vet, kategori në të cilën do të luajë sezonin 2012-2013 përkrah emrave të tillë si Tirana, Flamurtari, Vllaznia, Skënderbeu etj.
Histori suksesi në Superligë dhe rekord në Kupat e Europës Në debutimin e tij të parë në Superligë, në sezonin futbollistik 2012-2013, ekipi i Kukësit arriti rezultate mjaft të mira duke u shpallur nënkampion i Shqipërisë dhe duke dalë në gjysëmfinalen e Kupës së Shqipërisë. Në fushën e tij ekipi nuk u mund asnjëherë . Ekipi i drejtuar nga Armando Cungu , dhe i mbështetur fuqimisht nga presidenti , Safet Gjici, tejkaloi çdo parashikim dhe shkoi deri në play-off, në Europa Ligë . Kukësi do të thyente dhe rekordin e Flamurtarit të Vlorës , vendosur në vitin 1988-88, kur pati prekur dhe turin e tretë të Kupës EUFA. Në turin e parë Kukësi eleminoi FC. FLORA të Tallinn, të Estonisë me rezlutatet 1-1 ne Tallin me 4 korrik 2013, dhe duke barazuar me 11 të po atij muaji në Tiranë 0-0. Për Kukësin në Estoni shënoi Progni Në turin e dytë kuksianët vihen përballë F. K. Sarajevo. Në ndeshjen pare, luajtur në Tiranë më 18 korrik 2013, Kukësi fitoi 3-2 , me gola të shënuar nga Popoviç, Malakarne dhe Allmuça. Në ndeshjen e kthimit më 25 korrik në Sarajevë, kuksianët barazojnë 0-0, ku spikati portjeri Argent Halili, që priti dhe një penallti. Turi i tretë do t’i vinte kuksianët përballë Metalurgut Donetsk, të Ukrainës. Ylli Hoxha dhe Renato Malota shënuan në ndeshjen e parë në Tiranë më 1 gusht 2013, ndërkohë që një javë më pas më 8 gusht në Donetsk, rezultati 1-0 , për vendasit u dha të drejtën e kualifikimit kuksianëve. “Play-off” i rezervoi Kukësit përballë një kundërshtar të vështirë , Tabzonsporin e Turqisë. Kukësi humbi ndeshjen e parë në Tiranë më 22 gusht me rezutatin 2-0, ndërkohë që në ndeshjen e kthimit, më 29 gusht 2013, humbi sërish me rezlutatin 3-1. Për Kuksianët, që bënë një paraqitje dinjitoze , shënoi Popoviç.
Stadiumi i Kukësit, “Zeqir Ymeri” Ekipi i luan ndeshjet e veta në stadiumin “Zeqir Ymeri”, që ka një kapacitet prej 6000 vendesh. Më përpara stadiumi kishte emrin “Përparimi” dhe ishte jashtë çdo lloj standardi. Me financime nga Bashkia e Kukësit, Federata Shqiptare e Futbollit dhe UEFA, në korrik të vitit 2010 nisën punimet për rikonstruksionin e stadiumit. Stadiumi u përurua më 30 nëntor 2010. Stadiumi u quajt “Zeqir Ymeri”, në nder të një prej pionerëve të futbollit kuksian. Me rastin e përurimit u luajt edhe një ndeshje miqësore me ekipin e Partizanit të Tiranës që u fitua 1-0 nga vendasit.
Skuadra 2013 – 2014
Portierë |
|
K. ABDULLAHI | A. CENGU |
A. HALILI | F. HASANAJ |
E. HAXHO | E. KOÇI |
Mbrojtës |
|
J. BRAHJA | M. BRASHA |
R. HALLAÇI | D. KOTARJA |
Đ. ĐIKANOVIĆ | R. MALOTAJ |
K. MYZYRAJ | S. OLABISI |
Y. SHAMETI | D. SMAJLAJ |
P. SUSWAM | A. THORJA |
Mesfushorë |
|
I. ALLMUÇA | H. UCHE |
E. DEMHASA | B. HOXHA |
R. HOXHA | Y. HOXHA |
F. JONUZI | E. MUÇMATA |
G. MUJA | B. MUSOLLI |
F. PETKU | G. PROGNI |
M. SULMATAJ | |
Sulmues |
|
I. ADESHINA | P. BOYA |
F. BYTYÇI | V. HYSA |
S. IZUCHUKWUKA | R. KORBI |
G. PASHAJ | S. CIKALLESHI |
Trajner |
|
Sulejman Starova |