EKSKLUZIVE/ Ulja e buxhetit te Partizani, zbulohen prapaskenat e largimit të drejtorit Ibraimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2026 | 8:25

EKSKLUZIVE/ Ulja e buxhetit te Partizani, zbulohen prapaskenat e largimit të drejtorit Ibraimi

Vetëm pak ditë pas nisjes së sezonit të ri dhe prezantimit të trajnerit të ri, Florin Bratu, “demat” mbeten pa drejtor sportiv. Strategjia e re për uljen e shpenzimeve pritet të sjellë një revolucion në merkato. Partizani e nisi punën për sezonin e ri me prezantimin e trajnerit të ri, Florin Bratu, si edhe të stafit teknik.

ibraimi

Pjesë e projektit, i mbetur nga sezoni i kaluar, ishte edhe drejtori sportiv Agim Ibrahimi. Megjithatë, pa u mbyllur ende java e parë e përgatitjeve, në kampin e të kuqve ka ardhur një zhvillim i papritur. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se Agim Ibrahimi ka dhënë dorëheqjen, duke vendosur t’i japë fund bashkëpunimit me klubin e kuq.

Edhe pse largimi nuk është bërë ende zyrtar nga klubi, gjithçka lë të kuptohet se presidenti Gaz Demi do ta pranojë vendimin e drejtorit sportiv. Ibrahimi ishte prezantuar në detyrë më 9 janar nga vetë presidenti Demi, por aventura e tij në kryeqytet rezultoi shumë më e shkurtër nga sa pritej.

ULJA E BUXHETIT- Sipas burimeve të gazetës, shkaku kryesor i krisjes mes palëve lidhet me ndryshimin e strategjisë fi nanciare të klubit. Drejtuesit kanë vendosur të reduktojnë ndjeshëm buxhetin e merkatos dhe të shmangin investimet e mëdha në transferime. Objektivi është afrimi i lojtarëve me paga të përballueshme, ku mesatarja financiare llogaritet rreth 3 mijë euro në muaj. Kjo fi lozofi nuk përputhej me vizionin e Agim Ibrahimit, i cili e konsideronte të vështirë ndërtimin e një skuadre konkurruese me një buxhet të tillë.

Duke pasur parasysh se Partizani hyn çdo sezon në garë për trofe, drejtori sportiv duket se ka zgjedhur të tërhiqet, duke mos marrë përsipër një projekt që, sipas tij, do ta kishte të vështirë të rivalizonte ekipet kryesore të kampionatit. Një tjetër element që mund të ketë ndikuar në vendimin e tij është edhe largimi i disa futbollistëve të afruar prej tij në merkaton e janarit, si Kamer Qaka dhe Laorent Shabani, të cilët kishin kontrata me paga relativisht të larta.

Kjo tregon qartë se Partizani ka hyrë në një fazë të re, ku prioritet është ulja e kostove dhe investimi te lojtarët e rinj, me synimin që ata të rriten dhe më pas të sjellin fi time nga shitja. Ironikisht, Ibrahimi ishte i pranishëm në ditët e parë të përgatitjeve, por brenda pak ditësh gjithçka ndryshoi. Sot Partizani gjendet pa drejtor sportiv, ndërsa merkatoja vazhdon të jetë pa goditje, pasi klubi nuk ka zyrtarizuar asnjë afrim të ri. Tashmë mbetet për t’u parë se kush do të marrë drejtimin e sektorit sportiv dhe nëse do të pranojë të punojë sipas kushteve të reja fi – nanciare të vendosura nga klubi. Ibraimi aktualisht është edhe pjesë e Këshillit Drejtues pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut.

ILIR CARA-PANORAMASPORT.AL