Opsion për Kombëtaren! Moment historik për mesfushorin shqiptar, Bajern Mynih i beson kontratën 3-vjeçare
Erblin Osmani do të nënshkruajë kontratën e parë si profesionist me Bajern Mynih. Kohëzgjatja e saj pritet të jetë 3-vjeçare, ndërsa për Osmanin është moment historik.

Erblin Osmani
17-vjeçari që luan me moshat e Gjermanisë ka debutuar tek ekipi i parë i Bajernit. Pas firmës me bavarezët, do të vazhdojë të stërvitet rregullisht nën urdhrat e trajnerit Kompani. Po ashtu do të japë kontributin e tij tek ekipi U-19.
“Erblin Osmani pritet të nënshkruajë shumë shpejt kontratën e tij të parë si profesionist me Bayern Mynih. Negociatat janë në fazë shumë të avancuar dhe marrëveshja është pranë finalizimit. Kontrata parashikohet të jetë e vlefshme deri në vitin 2029.
Mesfushori difensiv 17-vjeçar do të luajë kryesisht me ekipin U19 gjatë sezonit të ri, por gjithashtu do të stërvitet rregullisht me ekipin e pare”, shkruan Kerri Hau në Gjermani për “Sky Sport Germany”.
Kujtojmë se Osmani deri tani është pritur vetëm nga Federata e Futbollit të Kosovës. Mundësia për të luajtur me Kombëtaren shqiptare ekziston.
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













