Risi te blutë kryeqytetas, por goditja e merkatos dhe ai që luajti në Botëror e nisin nga stoli. Publikohen formacionet e Dinamo-Astana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2026 | 19:55

Risi te blutë kryeqytetas, por goditja e merkatos dhe ai që luajti në Botëror e nisin nga stoli. Publikohen formacionet e Dinamo-Astana

Dinamo luan sot ndeshjen e parë në turin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës përballë kazakëve të Astanës, në një përballje që pritet të jetë shumë interesante.

sfdfsdfsdfdssfdsfdsfd

Në teori, ekipi kazak duhej të ishte favorit, por për shkak të problemeve financiare, ka përjetuar një eksod të mirëfilltë lojtarësh.

Blutë në këtë ndeshje vijnë me shumë ndryshime, pasi trajneri Daja ka hedhur nga minuta e parë në fushë emra si Përndreca e Manellari që u afruan gjatë merkatos së verës, ashtu si edhe Hekuran Berishën e kthyer nga huazimi. Ndërkohë, është në stol Flamur Ruçi, i cili ishte goditja e madhe e merkatos së verës, ashtu si edhe Hoxhallari e Fadairo.

Sa i përket Astanës, edhe ajo ka lënë në stol emra të rëndësishëm si ish-futbollistin e Milanit, Merkel, apo edhe Bashiç, i cili luajti tre ndeshje në Botëror me fanellën e Bosnjë Hercegovinës.

FORMACIONET ZYRTARE

adsasddsadsadsaadsds

PANORAMASPORT.AL