ZYRTARE/ UEFA bën gafën e pabesueshme me Vllazninë, ndryshon sërish “mendje” për Europën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2026 | 17:12

ZYRTARE/ UEFA bën gafën e pabesueshme me Vllazninë, ndryshon sërish “mendje” për Europën

UEFA ka bërë një gafë të pabesueshme në listën e federimeve për Vllazninë. Dhe pse Herald Marku u konfirmua fillimisht për të qenë i gatshëm në turin e parë të Ligës së Konferencës, rezultoi se ishte një gabim dhe “Panorama Sport” mëson se UEFA e ka hequr tashmë nga lista.

vllaznia martini

Në total janë 20 lojtarë, që trajneri Edi Martini mund t’i përdorë gjatë turit të parë. Vetëm Rrok Toma dhe Emiljano Musta bëjnë pjesë tek afrimet e verës. Ensar Tafili do mungojë te sfida e parë, për shkak të kartonit të kuq që mori në sfidën e fundit të sezonit të kaluar për Ligën e Konferencës.

Pjesa tjetër ndërkohë janë nga akademia ose lojtarë të sezonit të kaluar. Trajneri Martini do të jetë i limitur me zgjedhjet e tij, ndërsa kërkohet vetëm kalimi i turit ndaj Malishevës.

LOJTARËT NË DISPOZICION TË VLLAZNISË PËR TURIN E PARË

PORTIERË

Aron Jukaj, Rezart Bunjaj, Alevio Ndoj

MBROJTËS

Erdenis Gurishta, Gledjan Pusi, Jasmin Çelikoviç, Emiljano Musta, Simon Uldedaj

MESFUSHORË

Kristian Dros, Edon Murataj, Klinti Qato, Amer Kthupi, Ensar Tafili, Xhoel Hajdari

SULMUES

Bekim Balaj, Rrok Toma, Aris Ara, Geralb Kubazi, Sokol Uldedaj, Klajti Halili

PANORAMASPORT.AL