Krahasimi me Leo Mesin, Xhokoviç: Do të doja të luaja 90 minuta si ai

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2026 | 16:00

Krahasimi me Leo Mesin, Xhokoviç: Do të doja të luaja 90 minuta si ai

Novak Xhokoviç rezistoi deri në fund në një nga çerekfinalet më të gjata në historinë e Uimbëlldonit, në përballjen ndaj Feliks Auger-Aliasim. Tenisti serb fitoi me pesë sete 7-6(10), 3-6, 6-3, 6-7(4), 7-6(4), në një takim që zgjati 5 orë e 15 minuta.meKy u bë çerekfinalja me kohëzgjatjen më të madhe në histori dhe ndeshja e pestë më e gjatë në historinë e turneut. Bilanci i Xhokoviçit në ndeshjet që kanë shkuar në pesë sete është 42 fitore dhe 12 humbje. Pas ndeshjes, serbi foli hapur edhe për oraret e vona në të cilat kanë përfunduar tri nga pesë ndeshjet e tij në këtë edicion. “Kam luajtur më shumë ndeshje në ambiente të mbyllura sesa në fushë të hapur”, u shpreh Xhokovic, duke iu referuar faktit se përballjet me Vu, Tsitsipas dhe Auger-Aliasim u mbyllën vetëm falë ndriçimit artificial pas mbulimt të arenës.

Çerekfinalja ndaj Auger-Aliasim ishte vetëm shtatë minuta larg ndërprerjes, për shkak të rregullores që ndalon zhvillimin e aktiviteteve sportive në zonën e Uimbëlldonit pas orës 23:00. Ndërkohë, Xhokoviç u krahasua edhe me Lionel Mesin, i cili ishte vendimtar në përmbysjen e Argjentinës ndaj Egjiptit. Dy yjet e sportit janë 39 vjeç. “Do të doja të mund të luaja 90 minuta si ai”, tha me humor Xhokoviç, i cili kaloi plot 5 orë e 15 minuta në fushë. Megjithatë, në fund, ai u shpreh krenar që ishte pjesë e një ndeshjeje historike. Xhokoviç do të rikthehet në fushë të premten në orën 14:30, teksa në gjysmëfinale do të ketë përballë kampionin në fuqi të Uimbëlldionit, italianin Janik Siner.

PANORAMASPORT.AL