VOLEJBOLL FEMRA/ Tirana bën “shooping” te Partizani, afron Joana Kushin
Pas disa rinovimesh të rëndësishme, me kapitenen Enkeleda Braho në krye, Tirana e volejbollit të femrave ka prezantuar dje një përforcim me peshë në merkato.

Klubi bardheblu ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me Joana Kushin, e cila do të jetë pjesë e Tiranës për sezonin sportiv 2026–2027. Kushi është një prej lojtareve më të spikatura gjatë viteve të fundit në Shqipëri, pjesë e Partizanit prej disa sezonesh, ndërsa ka pasur një eksperiencë të shkurtër edhe në Turqi.
E aktivizuar në rolin e qendrës dhe të diagonalistes, për Kushin ky do të jetë një rikthim në shtëpinë bardheblu pas shtatë vitesh. Tirana e konsideron këtë afrim me shumë vlera, pasi volejbollistja 27-vjeçare do të sjellë eksperiencë, cilësi dhe forcë në sulmin bardheblu, me ekipin kryeqytetas që futet me ambicie të mëdha në edicionin e ri.
PANORAMASPORT.AL













