Analiza e Venger: Franca favorite për Botërorin, por e ndal vetëm Spanja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2026 | 9:43

Analiza e Venger: Franca favorite për Botërorin, por e ndal vetëm Spanja

Arsene Venger ka dhënë mendimin e tij se cila skuadër mund ta ndalë Francën në rrugën drejt fitimit të Kupës së Botës. Franca mbërriti në Botërorin që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë si favoritja kryesore, ndërsa paraqitjet mbresëlënëse deri tani vetëm sa kanë forcuar bindjen se mund ta fitojë trofeun e tretë botëror më 19 korrik.
vengerE udhëhequr nga Kilian Mbape, Franca ka pranuar vetëm dy gola në pesë ndeshjet e para, ndërsa penalltia e realizuar nga Mbape ndaj Paraguait i siguroi kualifikimin në çerekfinale, ku të enjten do të përballet me Marokun. Në një përsëritje të gjysmëfinales së Botërorit 2022, skuadra e drejtuar nga Didier Deshamp mund të sigurojë pjesëmarrjen e tretë radhazi në gjysmëfinale nëse mposht përfaqësuesen afrikane. Nëse kalon më tej, Franca do të përballet me fituesin e duelit mes Spanjës dhe Belgjikës. Venger beson se Franca do ta fitojë Kupën e Botës, pasi sipas tij ka qenë skuadra më bindëse e këtij turneu. Megjithatë, nëse ekziston një ekip që mund ta ndalë, ai mendon se është Spanja.

“Franca do ta fitojë Kupën e Botës. E di që do të thoni. Sigurisht që e thua këtë, sepse je francez. Por kur e analizon Botërorin, ritmi i garës është shumë i lartë dhe duhet të jesh në gjendje t’i përshtatesh atij”.

Sipas trajnerit legjendar, Spanja, me të cilën Franca mund të përballet në gjysmëfinale nëse të dyja skuadrat fitojnë ndeshjet e tyre çerekfinale, ka një cilësi që nuk e zotëron asnjë ekip tjetër në futbollin botëror.

“Për mua, pyetja e vërtetë është Spanja. Nëse ka një skuadër që mund ta mposhtë Francën në këtë moment, do të thosha se është Spanja, sepse niveli i saj teknik është më i lartë se ai i Francës”. “Ata kanë cilësi dhe një kulturë të futbollit kolektiv që askush tjetër në botë nuk e ka në atë nivel”.

Kështu mendon Arsene Venger, por kështu kanë menduar edhe parashikuesit e ndeshjeve para nisjes së Botëroit. Megjithatë tani që ka kaluar më shumë se gjysma e këtij Botërori, i cili ka lënë jashtë skuadra prtendente si Brazili, Holanda, Gjermania apo Portugalia, dy skuadrat më të kuotuara janë Franca dhe Spanja, ndonëse diferenca mes tyre është zvogëluar. Megjithatë transalpinët janë ende faboritë, ndrkohë që Argjentina megjithëse ka një Mesi stratosferik ndodhet vetem e treta për mundësitë që ka për tu shpallur kampion.

DRITAN LUNDRA-PANORAMASPORT.AL