Nga mrekullitë te makthet, shkodranët synojnë një tjetër kualifikim historik
Pjesëmarrjet e Vllaznisë në kupat e Europës gjatë viteve të fundit kanë sjellë emocione të ndryshme për tifozët shkodranë. Nga përmbysjet spektakolare e deri te eliminimet e dhimbshme, kuqeblutë kanë provuar disa herë të ndërtojnë një rrugëtim sa më të gjatë në arenën ndërkombëtare, edhe pse vetëm në dy raste kanë mundur të kalojnë turin e parë.

Një nga sukseset më të bukura erdhi në sezonin 2021-2022. Pas humbjes 3-1 në transfertë ndaj Siroki Brijeg, shumë pak besonin se Vllaznia mund ta përmbyste situatën. Megjithatë, në “Loro Boriçi” shkodranët zhvilluan një nga ndeshjet më të mira europiane të viteve të fundit, duke triumfuar 3-0 dhe duke siguruar kualifi kimin në raundin e dytë. Aventura u ndal më pas përballë AEL Limasol, një kundërshtar më me eksperiencë në kompeticionet europiane.
Në sezonin 2022- 2023, Vllaznia e nisi rrugëtimin nga raundi i dytë kualifi kues, por nuk arriti të bënte surprizën ndaj Universitatea Craiova. Ndërkohë, një vit më vonë, në edicionin 2023- 2024, kuqeblutë u eliminuan që në raundin e parë nga Linfi eld. Fitorja minimale 1-0 në Shkodër nuk rezultoi e mjaftueshme, pasi në ndeshjen e parë në Irlandën e Veriut vendasit kishin fi tuar 3-1, duke merituar kualifi kimin.
Edhe sezoni 2024-2025 rezultoi zhgënjyes për skuadrën shkodrane. Përballë islandezëve të Valur, Vllaznia barazoi 2-2 në takimin e parë, por në shtëpi pësoi një humbje të rëndë 0-4, duke i dhënë fund menjëherë aventurës europiane. Ishte një eliminim që la shumë keqardhje, pasi pritshmëritë ishin më të larta. Ndryshe ndodhi në edicionin e kaluar, kur Vllaznia riktheu besimin te tifozët me një tjetër përmbysje të madhe. Pas humbjes 1-0 në Elbasan ndaj Daugavpils, kuqeblutë reaguan në transfertë duke fi tuar 2-4 dhe siguruan kalimin në turin e dytë.
Megjithatë, aventura u mbyll në përballjen me Vikingur. Fitorja 2-1 në “Loro Boriçi” nuk u mbrojt dot në ndeshjen e kthimit, ku shkodranët u mundën 4-2, duke u eliminuar nga kompeticioni. Tashmë, përballë Malishevës, Vllaznia synon të shkruajë një tjetër kapitull pozitiv në historinë e saj europiane. Bilanci i viteve të fundit tregon se kuqeblutë kanë ditur të reagojnë edhe në momentet më të vështira, ndërsa objektivi i këtij sezoni mbetet kalimi i turit të parë dhe vazhdimi i rrugëtimit në UEFA Conference League.
PANORAMASPORT.AL













