Astana mbërrin në Tiranë, legjenda kazake: Fiton Dinamo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2026 | 23:12

Astana mbërrin në Tiranë, legjenda kazake: Fiton Dinamo

Astana ka mbërritur në Shqipëri për përballjen ndaj Dinamos në turin e parë kualifi kues të Ligës së Konferencës. Skuadra kazake ka udhëtuar drejt Tiranës pas një rrugëtimi të gjatë, i cili ka përfshirë edhe një ndalesë disa orëshe në Stamboll, përpara se të mbërrinte në destinacion. Skuadra kazake me shumë gjasa do të grumbullohet në Tiranë dhe do të udhëtojë drejt Elbasanit ku do të zhvillojë përgatitjet e fundit për sfi dën e parë europiane të sezonit.

LEGJENDA

Ndeshja mes Dinamos dhe Astanës do të luhet në “Elbasan Arena”, në datën 9 korrik, duke nisur nga ora 21:00. Përballja me blutë vjen në një moment jo shumë të qetë për Astanën. Krahas udhëtimit të gjatë, klubi kazak ka kaluar një periudhë të vështirë jashtë fushës, me probleme fi – nanciare që kanë ndikuar edhe në atmosferën brenda skuadrës. Pikërisht për këtë situatë ka folur edhe ish-portieri i kombëtares së Kazakistanit, Almat Bekbaev, i cili ka dhënë parashikimin e tij për duelin ndaj Dinamos.

“Dinamo City është një kundërshtar mjaft i fortë. Astana aktualisht po përjeton probleme fi nanciare dhe për këtë arsye edhe gjendja shpirtërore në skuadër nuk është më e mira. Më herët në klub është thënë se madje nuk kishin para për udhëtimin drejt Shqipërisë. Sigurisht, e gjithë kjo ndikon negativisht te skuadra. Për këtë arsye mendoj se në ndeshjen e parë Dinamo City do të arrijë një fi tore minimale ndaj Astanës”, u shpreh Bekbaev

. Komentet e ish-gardianit kazak vijnë në një moment kur Dinamo duhet të shfrytëzojë çdo avantazh përpara një sfi de që konsiderohet shumë e rëndësishme për sezonin e ri. Blutë kanë kaluar një verë me shumë ndryshime në organikë, por përballë tyre do të jetë një Astana që gjithashtu nuk vjen në gjendjen e saj më të mirë. Për skuadrën e Ilir Dajës, kjo është një mundësi për të përfi tuar nga rrethanat e kundërshtarit dhe për ta nisur me këmbën e mbarë aventurën europiane.

Një rezultat pozitiv në “Elbasan Arena” do t’i jepte Dinamos jo vetëm avantazh sportiv, por edhe besim për vazhdimin e këtij projekti të ri. Ndeshja e parë mes Dinamo dhe Astanës do të zhvillohet në “Elbasan Arena”, ndërsa takimi i kthimit do të luhet më 16 korrik në Kazakistan.

PANORAMASPORT.AL