ZYRTARE/ Çelhaka surprizon me të ardhmen, mesfushori 25-vjeçar prezantohet te skuadra e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2026 | 21:55

ZYRTARE/ Çelhaka surprizon me të ardhmen, mesfushori 25-vjeçar prezantohet te skuadra e…

Lëvizje surprizë në merkato, ish-mesfushori i Tiranës, Jurgen Çelhaka i ka dhënë fund aventurës në slloveni me Olimpija Ljubljanës dhe do të vijojë karrierën në Ligën e Parë turke me skuadrën e Muglasporit, që u ngjit rishtazi nga liga e dytë në të parën.

celhaka

Çelhaka u prezantua ditën e sotme me skuadrën e re. Për sa i përket karrierës, 25-vjeçari në të kaluarën është aktivizuar edhe me Tiranën dhe Legian e Varshavës.

celhaka2

Çelhaka është aktivizuar edhe në kompeticionet evropiane si Liga e Kampionëve, Liga e Evropës dhe Conference League. Te skuadra e re mesfushori kryeqytetas do të gjejë edhe sulmuesin shqiptar Driton Camaj, i cili u bashkua me Muglasporin nga Novi Pazar.

PANORAMASPORT.AL