Ernest Muçi është i treti më i paguar, vjen oferta e radhës për futbollistin e Kombëtares
Trabzonspor është në qendër të vëmendjes në merkato, jo vetëm për afrimet e reja, por edhe për ofertat që kanë ardhur për disa prej lojtarëve të skuadrës. Sipas raportimeve, me shumë lojtarëve tëq tjerë, edhe për Ernest Muçin ka marrë interes nga klubet europiane. Drejtuesit e Trabzonsporit nuk kanë ndërmend të nxitojnë dhe vendimet do të merren në varësi të ofertave ekonomike dhe planeve të stafit teknik.

Për Ernest Muçin ka pasur një ofertë prej 11.5 milionë eurosh, por Trabzonspor e ka refuzuar pasi e konsideron sulmuesin pjesë të rëndësishme të planeve për sezonin e ri. Ndërkohë, buxheti i pagave të Trabzonsporit për sezonin e ri është rreth 33.8 milionë euro. Lojtari më i paguar i skuadrës është portieri Andra Onana me 5.5 milionë euro në sezon, i ndjekur nga Stefan Saviç me 3 milionë euro dhe Ernest Muçi me 2.5 milionë euro. Klubi turk pritet të vazhdojë punën në merkato duke synuar përforcimin e skuadrës, por edhe ruajtjen e ekuilibrit financiar.
Pak javë më parë, u raportua se për Muçin ka ofertë nga Napoli, madje u zbulua edhe shifra ku diskutohej për një ofertë rreth 16 milionë euroshe, teksa mbetet të shihet nëse mesfushori i Kombëtares do të vazhdojë me turqit apo do të lëvizë. Muçi ishte në sezonin e fundit një nga lojtarët më të dalluar në kampionatin turk, duke detyruar Trabzonsporin të paguajë 8.5 milionë euro.
ERJON ALLARAJ-PANORAMASPORT.AL













