E PAPRECEDENT/ As 15 lojtarë për Vllazninë nga lista A, konfirmohet situata e kuqebluve sipas UEFA-s

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2026 | 19:23

E PAPRECEDENT/ As 15 lojtarë për Vllazninë nga lista A, konfirmohet situata e kuqebluve sipas UEFA-s

Vllaznia po përballet me një rast të paprecedent në Europë. Dhe pse janë zyrtarisht 15 lojtarë të konfirmuar nga UEFA për ndeshjen e nesërme me Malishevën, rezulton se disa prej tyre nuk do të jenë në dispozicion.

vllaznia

Vetë trajneri Edi Martini konfirmoi se Sherif Kallaku dhe Leon Pohls nuk janë me skuadrën. Bëhet fjalë për dy lojtarë që janë federuar nga Vllaznia. Ndërkohë Ensar Tafili nuk mund të aktivizohet nesër, pasi në sfidën e kaluar të Ligës së Konferencës ndaj Vikingur u largua me karton të kuq.

Vllaznia ka vetëm 12 lojtarë në dispozicion nga lista A sipas UEFA-s. Duke qenë se dy janë portierët Jukaj dhe Bunjaj, atëherë rezulton se bëhet fjalë vetëm për 10 futbollistë ku akoma e paqartë mbetet se si është federuar Herald Marku.

Vllaznia kishte kohë deri më 3 korrik për të dorëzuar listën në Ligën e Konferencës, ndërsa merkato u zhbllokua zyrtarisht sot. Mbetet për t’u parë nëse do të vijnë federime të tjera, pasi deri tani rezulton situatë e pazakontë. Fakt është se lojtarët që do të federohen nga lista B dhe janë të akademisë, mund të plotësojnë skuadrën.

“Sherif Kallaku? Unë kam që me datë 8 që kam filluar stërvitjen dhe nesër është ndeshja. Pothuajse një muaj përpara. Vllaznia e ka mirëpritur, e ka dashur. Dhe ka dhënë maksimumin e vet. Vjen një moment që me me zor nuk mund të mbash askënd.

Pohls është pothuajse i larguar nga ekipi. Nuk ka dëgjuar që të dalë në stërvitje. Ka kërkesë nga Sherif Tiraspol. Më vjen keq sepse kishim investuar tek ai djal. Më vjen keq, por e thashë se me zor nuk mund të mbajmë askënd.

Ata kishin kontrata 1+1. Tani janë pothuajse të shitur”, u shpreh Martini për dy lojtarë që janë federuar në sfidat e Europës.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT