Tirana e dubluar, Klafuriçi ka alternativa në çdo repart te bardheblutë (FORMACIONI)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2026 | 16:50

Tirana e dubluar, Klafuriçi ka alternativa në çdo repart te bardheblutë (FORMACIONI)

Ekip i kompletuar deri tani. Vetëm tre pozicione janë të pambuluara te Tirana. Dy mbrojtësit e krahëve, dhe një pozicion në mesfushë. Tirana 2026-2027 po merr formë për sezonin e ri, ndërsa trajneri Dean Klafuriç duket se do të ketë në dispozicion një skuadër të dubluar në pothuajse çdo pozicion. Bardheblutë kanë punuar në merkato për të rritur konkurrencën brenda grupit, me synimin që ekipi të mos varet nga vetëm 11 lojtarë gjatë kampionatit.

tirana

Formacioni bazë i Tiranës pritet të përbëhet nga Bekaj në portë. Në mbrojtje do të rreshtohen Vera, Vitija, Kollej dhe Ndong, ndërsa mesfusha do të drejtohet nga Mysloviç, Krymi dhe Alvarez. Në repartin ofensiv, besimi i parë pritet t’u jepet Tabekut, Dacit dhe Xhixhës, tre futbollistë që do të kenë përgjegjësinë për të udhëhequr sulmin bardheblu. Megjithatë, ajo që bie në sy është fakti se për secilin repart ka alternativa të gatshme.

Kuka është zgjedhja e dytë për portën, ndërsa në mbrojtje Haxhiu dhe Kortez ofrojnë zgjidhje për krahët dhe qendrën e repartit difensiv. Në mesfushë, Vogli dhe Mihana janë lojtarë që mund të ndryshojnë ritmin e lojës, ndërsa në sulm Berisha, Tare dhe Falaje rrisin ndjeshëm opsionet për trajnerin.Kjo organikë i jep Klafuriçit mundësinë të bëjë rotacion gjatë sezonit pa humbur cilësi në formacion.

Me një kalendar të ngarkuar dhe objektivin për të qenë konkurrues në çdo ndeshje, pritet që të gjithë futbollistët të kenë hapësirat e tyre. Ky është vetëm një projeksion, pasi merkatoja ende nuk ka përfunduar dhe do të ketë ende afrime në skuadër. Tiranën e re do ta shohim vetëm në fund të gushtit. Bardheblutë shpresojnë që këtë sezon të ndërtojnë një skuadër cilësore, e cila do të luftojë për titullin kampion.

Screenshot 2026-07-08 164745

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL