Sulmues i Partizanit, Dinamo e huazon për ndeshjet e Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2026 | 13:32

Sulmues i Partizanit, Dinamo e huazon për ndeshjet e Europës

Dinamo ka zyrtarizuar afrimin e David Fadairos nga Partizani, nëpërmjet listës së dorëzuar në UEFA.Transfer: David Fadairo Joins Albania Kategoria Superiore Giants - Nigeriasportsnews.ng

Sulmuesi nigerian do të jetë pjesë e bluve në formë huazimi, në një lëvizje që vjen për të plotësuar boshllëqet në repartin ofensiv përpara ndeshjeve të Ligës së Konferencës. Fadairo do t’i bashkohet skuadrës së Ilir Dajës vetëm për përballjet europiane, duke qenë një alternativë shtesë për sfidat ndaj Astanës.

Ky afrim vjen në një moment kur Dinamo ka pasur probleme të theksuara në sulm, pas largimeve të disa prej lojtarëve kryesorë të sezonit të kaluar dhe mungesave në organikë. Afrimi i tij është një ndërhyrje e shpejtë e klubit kryeqytetas për të menaxhuar situatën në sulm, teksa Dinamo përgatitet për përballjen më të rëndësishme të fillimit të sezonit ndaj Astanës.

PANORAMASPORT.AL