Pati në dorë fatin e Brazilit, mesfushori flet pas humbjes së penalltisë kundër Norvegjisë: Dhimbja më e madhe në 28 vitet e mia
Bruno Guimaresh pati mundësinë ti jepte avantazhin Brazilit kundër Norvegjisë, por gaboi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 14-të. Një gabim që i kushtoi shtrenjtë “Seleçao” që u eliminuan nga Botërori.
Tre ditë pas ndeshjes, mesfushori ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale duke shprehur keqardhjen e tij.
“E kam shkruar dhe fshirë këtë mesazh kaq shumë herë sa kam humbur numërimin. Gjithmonë kam qenë aty në fitore, kështu që është e drejtë të flas hapur edhe në humbje dhe të mos fshihem. Futbolli më ka dhënë gjithçka që kam, dhe sot është gjithashtu përgjegjës për dhimbjen më të madhe të 28 viteve të mia. Humbja e asaj penalltie dhe eliminimi në raundin e 16-shes dhemb, dhemb vërtet, por është thjesht një pengesë tjetër për t’u kapërcyer. Si gjithmonë, marr përgjegjësinë dhe këtë herë do të jetë njësoj. Është e trishtueshme se si përfundoi, por ëndrra nuk ka mbaruar. Është ende gjallë në zemrën time dhe në zemrat e miliona brazilianëve”, shkruan Guimaresh.
PANORAMASPORT.AL













