Postuar: Korrik 8, 2026 | 8:47
Njihuni me parashikimin e motit për sot, ja sa do të jenë temperaturat
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime përgjatë vijës bregdetare dhe zhvillim të vranësirave në orët e mesditës deri ato të pasdites në pjesën tjetër të vendit.
Në orët e pasdites përgjatë relieveve malore të vendit priten reshje lokale shiu me intensitet të ulët, në zonën e Alpeve reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore prite të fitojë shpejtësi deri në 10m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-2 ballë.


PANORAMASPORT.AL













