Anglia ëndërron me dyshen, a mund ta rikthejë Kejn-Bellingam Kupën e Botës pas 60 vitesh?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2026 | 8:34

Anglia ëndërron me dyshen, a mund ta rikthejë Kejn-Bellingam Kupën e Botës pas 60 vitesh?

Pa frikë mund te thuhet se kombëtarja e Anglisë është duke u mbajtur nga vetëm dy lojtarë dhe këtë e thonë edhe statistikat.

kejn

Kejn dhe Bellingam janë dyshja që po e udhëheqin Anglinë në këtë Kupë Bote. Me golat dhe asistet e tyre kanë bërë që “Tre Luanët” të arrijnë deri në këtë fazë. Kjo dyshe ka shënuar 10 nga 11 golat e Anglisë. E gjitha nisi në ndeshjen me Kroacinë, kur Anglia fitoi 4-2. Kapiteni anglez në këtë sfidë realizoi dy gola, kurse mesfushori madrilen shënoi një herë. Markus Rashford shënoi golin tjetër. Që nga ai moment askush tjetër nuk ka realizuar gol për Anglinë përveç dyshes Kejn-Bellingam.

Takimi tjetër me Ganën nuk prodhoi gola, përkundër rasteve. Por dyshja, gjeti shkëlqimin në ndeshjen e tretë të grupit ndaj Panamasë, ku Bellingam shënoi një gol, dhe asistoi tek tjetri për Herri Kejn. Fitorja ia siguroi Anglisë ppozicinin e parë në grupin L. Në ndeshjen e 1/16 së finales, Anglia u përball me Kongon. “Tre Luanët” nuk e nisin mirë pasi pas 45 minutash e panë vetën në disavantazh 1-0.

Por, si gjithnjë atëherë kur i duhet kombëtares në kenë u shfaq kapiteni Herri Kejn. Me dy gola brenda 11 minutash, e përmbysi rezultatin dhe e dërgoi Anglinë tej. Në sfidën ndaj Meksikës ishte radha të shkëlqejë, Xhud Bellingam. Lojtari i Real Madridit, realizoi dy gola brenda dy minutash, (36’ 38’), për t’i dhënë epërsinë prej dy golave kombëtares së tij. Kjo nuk ishte e tëra se çfarë bëri ai, paai e shpëtoi Anglinë nga një gol i sigurt në fund të pjesës së parë, duke luajtur rol të madh edhe në pjesën defensive. Ndërsa, Heerri Kejn i dha qetësi kombëtares me golin e tij nga penalltia për 1-3, pas atij kartoni të kuq që e mori Kuansah.

TANI, NORVEGJIA – Anglia në çerekfinale do të përballet me Norvegjinë, e cila e mposhti në 1/8 e finales Brazilin. Një duel titanësh mes Xhud e Kejn kundër Erling Haland e Martin Odegard. Haland ka realizuar deri më tani shtatë gola, kurse Odegardi është një ndër asistuesit më të mirë të Kupës së Botës, me tre. Sulmuesi norvegjez ka kontribuar në secilën prej ndeshjeve të kombëtares së tij, kur ka qenë startues, derisa Odegard në katër ndeshje ka asistuar tri herë. Ndeshja do të luhet me datë 11 korrik nga ora 23:00. Anglia është në kërkim të Kupës së Botës pas 60 vitesh, kur në atë botë e fituan me magjinë e Bobby Charlton.

PANORAMASPORT.AL