Daku kthehet në idhullin e rusëve: Mami, e pe? Ishte shumë i madh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2026 | 21:10

Daku kthehet në idhullin e rusëve: Mami, e pe? Ishte shumë i madh

Mirlind Daku ishte një nga protagonistët e stërvitjes së hapur që Rubin Kazan zhvilloi për tifozët, me sulmuesin shqiptar që tërhoqi vëmendjen si në fushë, ashtu edhe pas përfundimit të seancës. Daku ishte në humor gjatë stërvitjes, duke bërë shaka e duke krijuar një atmosferë pozitive.

daku

Një nga momentet më të veçanta u regjistrua në fund të aktivitetit, kur një djalë i vogël, pasi takoi sulmuesin e Kombëtares shqiptare, telefonoi nënën e tij dhe tha me entuziazëm:

“Mami, e pe Dakun? Është shumë i madh”, duke iu referuar fi ikut të 27-vjeçarit. Stërvitja e hapur konfi rmoi edhe një herë popullaritetin që Daku gëzon te tifozët e Rubin Kazan në prag të sezonit të ri.

Sa i përket aspektit sportiv, Daku është një emër i nxehtë në futbollin rus, duke qenë se shpesh herë ka qenë në qendër të merkatos dhe është kërkuar si nga Zenit, ashtu edhe nga klube të tjera, përfshirë edhe Lokomotivën e Moskës, apo edhe klube të tjera nga Gjermania.

PANORAMASPORT.AL