VIDEO/ Goli i Nikajt nuk mjafton, AF Elbasani ngec në duelin e parë ndaj BATE-s
Elbasani i Ivan Gvozdenoviç nuk shkoi më shumë se barazimi 1 me 1 në aktin e parë ndaj BATE Borisov, duel i vlefshëm për raundin e parë të Ligës së Konferencës.

Ardit Nikaj zhbllokoi i pari sfidën në minutën 45+1, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 1 me 0, ndërkohë që bjellorusët barazuan shifrat në minutën e 67-të me Rusakov.
Dueli i kthimit do të luhet në datën 16 korrik në orën 19:00 në Azerbajxhan.
FT: ELBASANI-BATE BORISOV 1-1
Nikaj 45+1′ / Rusakov 67′
KOMENTI LIVE:
Ndizet sfida!
90′ Akordohen 3 minuta shtesë.
89′ Zëvendësim i fundit tek Elbasani, largohet Nikaj në fushë Lleshi.
82′ Gvozdenoviç kryen dy zëvendësime të tjera, largohen Dialo dhe Tresa në fushë Karrica dhe Boje.
74′ Elbasani kryen dy zëvendësime largohen A. Kasa dhe Hebaj në fushë Bajramaj dhe Lukoki.
67′ GOL BATE BORISOV 1-1/ Shtanget skuadra e Gvozdenoviç, miqtë gjejnë golin e barazimit me Rusakov. Topi çan edhe rrjetën, duke krijuar një situatë komike. (VIDEO)
61′ I papërmbajtshëm Ardit Nikaj, që “flirton” me golin e dytë, por portieri kundërshtar i thotë “JO”, duke ndalur gjuajtjen e shkodranit. (VIDEO)
57′ Nikaj provon me të djathtën nga distanca, kontrollon në dy kohë portieri i BATE-s. (VIDEO)
46′ BATE pranë golit të barazimit me numrin 26 Varska, tentativa e tij me kokë brenda zonës, shkon ngjitur me traversën. (VIDEO)
46′ Starton pjesa e dytë.
Mbyllet pjesa e parë!
45+1′ GOOOOL ELBASANI 1-0/ Gol “made in Shkodra”! Ardit Nikaj kalon në avantazh skuadrën e Gvozdenoviç, pas asistit fantastik të Hebajt! Shpërthen festa në “Elbasan Arena”. (VIDEO)
45′ Akordohen 2 minuta shtesë.
34′ Epito provon me një tentativë nga distanca, topi shkon mbi kuadrat.
18′ Minuta të mira për Elbasanin që ushtron presion të vazhdueshëm në zonën e BATES-s.
8′ Pranë golit Elbasani me Nikaj, shkodrani depërton bukur nga e djathta, provon me një gjuajtje potente, por ndalet nga portieri. (VIDEO)
5′ Start i qetë, me të dyja skuadrat që duket se studiojnë njëra-tjetrën. Mungojnë rastet e rrezikshme.
1′ Starton sfida!
FORMACIONET ZYRTARE

ELBASANI – BATE Borisov
PANORAMASPORT.AL













