VIDEO/ Hap i sigurt i Dritës në Champions, kampionët e Kosovës kthehen të pamposhtur nga Lituania
Drita e ka nisur me një barazim në transfertë këtë edicion në Ligën e Kampioneve, pasi ka dalë e pamposhtur nga ndeshja e parë përballë lituanezëve të Kauno Zalgiris.

Skuadra e drejtuar nga Zekerija Ramadani, vuajti në pjesën e parë, teksa e pa veten në disavantazh pas golit të Beshaib për vendasit. Por ajo u shfaq më kërkuese në pjesën e dytë dhe falë goditjes së saktë të Blerim Krasniqit, gjeti barazimin në minutën e 82-të duke vulosur rezultatin 1-1.
Pas një jave skuadrat do të ndeshen në Kosovë dhe aty Drita pritet të ketë me mbështetjen e tifozëve një armë më shumë për të tentuar fitoren dhe kalimin në turin e dytë të Ligës së Kampioneve.
KAUNO ZALGIRIS – DRITA 1-1
24’ Benshaib / 82’ Krasniqi
Goli i Benshaib (VIDEO)
Goli i Kransiqit (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













