Egnatia e nis nga Moldavia, objektivi i qartë është kualifikimi në turin tjetër
Pritjes po i vjen fundi. Pas javësh të tëra përgatitjesh dhe një merkatoje me shumë lëvizje, Egnatia është gati të nisë sezonin e ri me sfidën më të rëndësishme të këtij fillimi.

Më 8 korrik, kampionët e Shqipërisë do të zbresin në fushë në Moldavi për t’u përballur me Petrokubin në ndeshjen e parë të turit të parë kualifi kues të Ligës së Kampioneve. Për skuadrën e Nevil Dedes, ky është momenti kur puna e bërë gjatë verës duhet të japë përgjigjet e para. Miqësoret kanë shërbyer për të kolauduar grupin, ndërsa tani vjen testi zyrtar, ai që mund të ndikojë në gjithë ecurinë europiane të sezonit.
OBJEKTIVI – Ndeshja e parë merr një rëndësi të veçantë, pasi Egnatia luan larg Rrogozhinës dhe synimi është të marrë një rezultat që ta mbajë plotësisht të hapur çështjen e kualifi kimit për ndeshjen e kthimit në “Arena Egnatia”. Një fitore do ta vendoste skuadrën shqiptare në pozita shumë të favorshme, por edhe një barazim me gola apo një rezultat pozitiv do t’i jepte më shumë qetësi para 90 minutave të kthimit, ku pritet të vendoset gjithçka. Stafi teknik është i ndërgjegjshëm se në duele të tilla me eliminim direkt, ndeshja e parë ka gjithmonë peshë të madhe dhe shpesh orienton edhe mënyrën sesi luhet sfi da e kthimit.
GRUPI – Gjatë fazës përgatitore në Bullgari, Nevil Dede pati mundësinë të provonte thuajse të gjithë organikën. Afrimet e reja u integruan me grupin, ndërsa miqësoret shërbyen për të testuar skema dhe alternativa në çdo repart. Edhe pse merkatoja ka sjellë shumë emra të rinj, baza e ekipit është ruajtur dhe kjo pritet të ndihmojë në ruajtjen e ekuilibrave në një ndeshje që kërkon përqendrim maksimal. Nga ana tjetër, konkurrenca e krijuar në grup i jep trajnerit mundësi zgjedhjeje në çdo repart, me disa pozicione ku gara për një fanellë titullari ka qenë e hapur deri në ditët e fundit.
HAPI I PARË – Përtej rëndësisë së kualifi kimit, kjo sfi dë do të tregojë edhe nivelin aktual të Egnatias përballë një kundërshtari që ka eksperiencë në arenën europiane. Kampionët shqiptarë kanë investuar për të hyrë më të përgatitur në këtë edicion dhe tashmë mbetet që gjithçka të refl ektohet në fushë. Ndeshja e 8 korrikut nuk vendos përfundimisht fatin e çiftit, por mund të krijojë bazat për atë që do të ndodhë një javë më vonë në Rrogozhinë. Pikërisht për këtë arsye, Egnatia synon ta nisë aventurën europiane me një rezultat që t’i japë avantazh dhe besim për aktin e dytë të këtij dueli.
VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL













