Nga bastet tek arbitri dhe stadiumi, çfarë duhet të dini për duelin e parë të Elbasanit në Europë
Elbasani debuton sot në Ligën e Konferencës, me pjesëmarrjen në turin e parë të turneut përballë bjellorusëve të BATE Borisov.

UEFA ka caktuar moldavin Ion Orlik që të drejtojë këtë ndeshje. Bëhet fjalë për një gjyqtar i cili ka drejtuar në arenën ndërkombëtare që në vitin 2021, kur më pas mori edhe stemën e FIFA-s dhe nisi të drejtonte në kualifikueset e turneve europiane.
Asistentët e tij janë bashkëkombësit Denis Oala dhe Anatolie Basiul, me Oleg Stoianov si gjyqtar të katërt.
Sa i përket basteve, kompanitë e shohin Elbasanin si favorit. Fitorja e verdhebluve kuotohet mesatarisht me 1.65-1.70, ndërsa barazimi luhatet rreth 3.60-3.80. Nga ana tjetër, suksesi i skuadrës bjelloruse vlerësohet me koeficient 4.80-5.50, çka tregon besimin e “bookmakers”-ave te ekipi shqiptar për të marrë një rezultat pozitiv në “Elbasan Arena”.
PANORAMASPORT.AL













