VIDEO/ Situatë e pazakontë, lojtari i Portugalisë frustrohet dhe braktis prononcimin për mediat! Ja çfarë ndodhi me të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2026 | 9:53

VIDEO/ Situatë e pazakontë, lojtari i Portugalisë frustrohet dhe braktis prononcimin për mediat! Ja çfarë ndodhi me të

Ruben Diash doli me nxitim nga konferenca e shtypit e çuditshme pas eliminimit të Portugalisë nga Kupa e Botës.

diash

Sipas gazetarit Zach Lowy, oficeri i shtypit i Portugalisë i cili dukej i zemëruar kërkoi që një gazetar portugez t’i bënte pyetjen e parë.

Sapo 29-vjeçari nisi të fliste, nga ana tjetër mbrapa skenës dëgjohej zëri i heroit të Spanjës, Mikel Merino

Kjo e zemëroi qendërmbrojtësin e Portugalisë i cili menjëherë u largua nga mikrofoni pa iu përgjigjur asnjë pyetjeje të vetme.

I njëjti burim pohon se tre lojtarë të Spanjës folën me shtypin pas ndeshjes së raundit të 16-tave. Ndërsa nga ana e Portugalisë ka folur vetëm kapiteni Kristiano Ronaldo.

PANORAMASPORT.AL