E BUJSHME/ “Portugalia nuk fitonte asgjë pa mua”, Ronaldo merr vendimin drastik: Trofeu i Europianit vlen sa një Botëror

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2026 | 1:41

E BUJSHME/ “Portugalia nuk fitonte asgjë pa mua”, Ronaldo merr vendimin drastik: Trofeu i Europianit vlen sa një Botëror

Portugalia u eliminua nga Botërori në fazën 1/8. Spanja fitoi 1 me 0 falë golit të Merinos në minutën e 91-të.

IMG_9835

Kristiano Ronaldo i jep fund karrierës së tij me përfaqësuesen dhe këtë e zyrtarizoi me deklaratën e bujshme pas humbjes. Sulmuesi portugez mori pjesë në gjashtë Botërorë si askush tjetër, por nuk fitoi asnjë. Megjithatë përmendi faktin se para tij, Portugalia nuk kishte fituar asgjë.

“Do të zgjohem nesër, njësoj siç u zgjova sot. Me ndërgjegjen e pastër, pasi kam dhënë më të mirën si gjithmonë. Kam fituar tre trofe për Portugalinë. Përpara Kristianos, Portugalia nuk kishte fituar asnjë titull në histori. I lumtur.

Trofeu më i mirë që kam fituar me Portugalinë është Europiani i vitit 2016. Sinqerisht për mua, të fitosh Europianin është sikur të kesh fituar një Botëror.

Për këtë, e përsëris, largohem me ndërgjegjen e pastër pasi kam dhënë më të mirën për Portugalinë. Nesër do të jetë ditë e re dhe jeta vazhdon”, u shpreh Ronaldo.

PANORAMASPORT.AL