E PABESUESHME! Dëmtimi më absurd i Botërorit, Anglia humb një nga lojtarët deri në fund të turneut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2026 | 21:53

E PABESUESHME! Dëmtimi më absurd i Botërorit, Anglia humb një nga lojtarët deri në fund të turneut

Kupa e Botës e mesfushorit të Anglisë, Xhordan Henderson, ka marrë fund papritur pasi pësoi një dëmtim të çuditshëm pas fitores së ekipit ndaj Meksikës.

dsf

Henderson, i cili ishte shfaqur në një ndeshje deri më tani në turne dhe nuk u paraqit në fitoren e Anglisë, ishte ngjitur mbi një tabelë reklamuese në fund të fushës për të festuar me tifozët pas fitores 3-2 të ekipit në Azteca të dielën në mbrëmje.

Kur u përpoq të ngjitej në fushë, rrëzohet dhe pëson një frakturë në krah. Menjëherë iu dha ndihma e shpejtë me oksigjen dhe e nxorrën me barelë për ta dërguar në spital. Ai është nënshtruar një operariconi dhe tashmë po rikuperohet.

Pak më parë u konfirmua se Botërori për Henderson ka mbaruar duke i dhënë një goditje të fortë ekipit të Anglisë që përpiqet të fitojë Kupën e Botës për herë të parë që nga viti 1966.

PANORAMASPORT.AL

VIDEO/ Me urgjencë në spital për dëmtimin e pabesueshëm, futbollisti i Anglisë del me oksigjen dhe barelë