Klubi italian e bëri zyrtare, zbulohet shifra që do paguajë klubi turk për futbollistin e Kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2026 | 20:25

Klubi italian e bëri zyrtare, zbulohet shifra që do paguajë klubi turk për futbollistin e Kombëtares

Ylber Ramadani do të vazhdojë karrierën e tij në radhët e klubit turk te Corum, pasi i ka dhënë lamtumirën skuadrës së Leçes. Edhe klubi italian zyrtarizoi lamtumirën e mesfushorit, i cili në tre sezonet e fundit kishte mbrojtur me sukses ngjyrat e kësaj skuadre për të siguruar mbijetesën në Serinë A.

asllani ramadani

Tani pritet vetëm prezantimi i Ramadanit në klubin e ri, pasi do të udhëtojë drejt Turqisë për të kryer vizitat mjekësore dhe hedhur firmën në kontratën që e lidh me klubin turk. Por ndërkohë, është mësuar edhe shifra që do të paguajë klubi turk për kartonin e Ramadanit.

Sipas mediave pranë klubit të Leçes, shifra që do të paguhet është 1 milionë euro, që është vlerësuar si e mjaftueshme për të bërë të mundur këtë transferim. Në fakt, Leçe ishte gati të mbante futbollistin i cili kishte edhe një vit kontratë të mbetur me klubin italian. Por dëshira e Ramadanit ishte që të largohej për të provuar një eksperiencë të re në klubin turk, i ngjitur në këtë sezon në elitë.

PANORAMASPORT.AL