Kërkohet hakmarrja për finalen e Ligës së Kombeve, Jamal kundër Ronaldos! Publikohen formacionet zyrtare të Portugali-Spanjë
Portugali-Spanjë është cilësuar si finalja e parakohshme e Botërorit. Të dyja skuadrat do të përballen në orën 21:00, ku do të kërkojnë një biletë për çerekfinalen e turneut. 
Kjo do të jetë përballja e parë mes luzitanëve dhe iberikëve, pas finales së Ligës së Kombeve të vitit të kaluar, ku në fund triumfoi skuadra e Roberto Martinezit.
Kombëtarja e Ronaldos e kaloi me vështirë Kroacinë ndërsa nga ana tjetër “La Roja” mposhtën lehtësisht Austrinë, për tu sfiduar me njëra-tjetrën në Teksas.
Edhe pse Portugalia triumfoi vjet në finale, në përballjet kokë më kokë me Spanjën, ka marrë vetëm një fitore, 6 barazime dhe 5 humbje. Ndërsa aktualisht ekipi i De La Fuente, është i vetmi që ska pësuar asnjë gol në këtë Botëror.
Trajnerët kanë zbuluar edhe formacionet zyrtare, ku në fushë janë hedhur më të mirët.
FORMACIONET ZYRTARE

PANORAMASPORT.AL













