Trajneri Bratu takohet me futbollistët e Partizanit, e nis me premtim pas një sezoni zhgënjyes: Maksimumin që të shpallemi kampion
Trajneri i Partizanit, Florin Bratu, është prezantuar sot si drejtuesi i ri në pankinën e të kuqve dhe ka nisur menjëherë punën e tij. Tekniku ka takuar edhe lojtarët në ambientet e klubit, ndërsa që sot do të zbresë në fushë me stafin e tij në seancën e parë stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”.

Vetë tekniku ka thënë edhe fjalët e para si trajner i klubit kryeqytetas, duke bërë premtimin se objektivi mbetej titulli kampion.
“Së pari përshëndetje të gjithëve. Falënderoj presidentin, të gjithë bordin dhe një përshëndetje të veçante për tifozët e Partizanit. Jam krenar që jam këtu dhe i lumtur sepse Partizani është nga klubet më të mëdha të futbollit shqiptar.
Kam ardhur këtu me shumë eksperiencë, dua të ndërtoj diçka speciale me këtë skuadër. E di shumë mirë që nuk do të jetë e lehtë se është klub ku të gjithë kërkojnë rezultate më të mira. Unë do të jap maksimumin që në fund të këtij sezoni të jemi kampionë”, ishin fjalët e trajnerit në prezantimin e tij.
PANORAMASPORT.AL













