Rast unik me Alban Hoxhën, konfirmohet si ikona e Partizanit me veprimin e fundit
Alban Hoxha e mbylli futbollin e luajtur si ikonë për Partizanin. Të kuqtë e kanë konfirmuar vendimin e tij për të ardhmen, duke e treguar si pjesë të stafit teknik.

Pas largimit të Kushtrim Vokës, Hoxha u shfaq që në muajin maj në rolin e trajnerit të portierëve. Kjo eksperiencë e gjen në një moment ku të kuqtë ndryshuan edhe stafin teknik, duke qenë se tashmë është Bratu që drejton.
Kujtojmë se Hoxha u pajis në dhjetorin e vitit të kaluar me licencën UEFA C. Pjesë e Partizanit ndërkohë është që nga vera e vitit 2013, duke u bërë rast unik për elitën e futbollit shqiptar.
13 vite besnikëri dhe qëndrimi te Partizani bëjnë që të jetë model për “demat”. Sezoni i ri nis pikërisht sot me seancën e parë stërvitore.
Debutimi i Alban Hoxhës, ish-portieri i Partizanit merr postin e ri
Hoxha, i vetmi që firmosi kontratë të përjetshme… Portieri, i kthyer në shembullin e fundit për Partizanin
EMANUEL LOCI-PANORAMAPORT.AL













