Debutimi i Alban Hoxhës, ish-portieri i Partizanit merr postin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2026 | 23:00

Debutimi i Alban Hoxhës, ish-portieri i Partizanit merr postin e ri

Legjenda e Partizanit, Alban Hoxha, ka nisur një kapitull të ri në karrierën e tij.

Alban Hoxha

Pas shumë vitesh si një nga figurat më të rëndësishme të klubit të kuq, Hoxha ka marrë rolin e trajnerit të portierëve te Partizani. Largimi i stafit aktual teknik ka hapur rrugën për këtë lëvizje.

Eksperienca dhe autoriteti i tij në dhomat e zhveshjes shihen si një vlerë e madhe për klubin kryeqytetas. Alban Hoxha bëri debutimin e tij si trajner portierash në miqësoren ndaj Vorës, ku të kuqtë triumfuan me rezultatin 1 me 3.

PANORAMASPORT.AL