Postuar: Korrik 7, 2026 | 13:22
ZYRTARE/ Largime me peshë para Europës, Dinamon falenderon 4 futbollistë
Dinamo ka njoftuar largimin e 4 lojtarëve përmes një postimi në rrjetet sociale.

Përpara ndeshjes së Ligës së Konferencës, blutë bëjnë të ditur se Saliu Guindo, Dejvi Bregu, Jorgo Meksi dhe Andre Tekseira nuk janë më pjesë e ekipit. Kryeqytetasit i falenderojnë futbollistët për kontributin e dhënë në klub.
Mbrojtësi portugez e njoftoi vendimin e tij para disa ditësh pasi nuk arriti marrëveshjen me klubin për rinovimin e kontratës, ndërsa Dejvi Bregu ka zgjedhur të largohet drejt Arabisë Saudite.

PANORAMASPORT.AL













