ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Tirana prezanton futbollistin që u largua nga Dinamo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2026 | 12:19

ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Tirana prezanton futbollistin që u largua nga Dinamo

Bernard Berisha është zyrtarisht lojtar i Tiranës. Bardheblutë kanë konfirmuar lajmin ekskluziv të “Panorama Sport” përmes një postimi në rrjetet sociale.

berisha

Kryeqytetasit e kanë prezantuar pak çaste më parë lojtarin që u largua para disa javësh nga Dinamo. Pasi gjërat nuk shkuan ashtu siç pritej në ekipin e Ilir Dajës, 34-vjeçari transferohet te rivalët e tyre.

POSTIMI I PLOTË

Mirë se erdhe, Bernard Berisha!

KF Tirana i uron mirëseardhjen Bernard Berishës, i cili i bashkohet skuadrës ⚪️🔵.

Me një karrierë të ndërtuar në Shqipëri, Rusi dhe me Kombëtaren e Kosovës, Berisha nis një kapitull të ri me fanellën bardheblu.

Mirë se erdhe në familjen e Tiranës!

#neësigning #official #zyrtare #bernardberisha


View this post on Instagram

A post shared by KF Tirana (@kftirana.al)

PANORAMASPORT.AL

EKSKLUZIVE/ Tirana bën lëvizjen e bujshme, merr futbollistin që sapo u largua nga Dinamo