ÇIKLIZËM/ Tadej Pogaçar tregon forcën në etapën 3, slloveni bëhet lider i Turit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2026 | 11:06

ÇIKLIZËM/ Tadej Pogaçar tregon forcën në etapën 3, slloveni bëhet lider i Turit

Këtë herë nuk pati “dhurata”, Tadej Pogaçar fitoi etapën e tretë të Turit të Francës 2026, duke marrë vendin e parë në klasifikimin e përgjithshëm të kompeticionit më prestigjioz të çiklizmit.pogacar

27- vjeçari slloven i skuadrës së Emirateve të Bashkuara Arabe, i cili në etapën e dytë i kishte lënë fitoren Isaak del Toros, këtë herë nuk lëshoi asgjë, teksa mposhti Jonas Vingegardin dhe Riçard Karapazin në finishin e Les Angles, i pari në territor francez për këtë edicion. Nga pikëpamja e diferencave në kohë nuk ndryshon shumë, por kjo është një tjetër provë force nga kampioni në fuqi i Turit të Francës.

Dominimi i skuadrës UAE u pa edhe në etapën e dytë, ndërsa sinjalet e radhës vijnë pikërisht në përballjen e parë në Francë. Këtë herë është vetë Tadej Pogaçar që fiton, pa ia lënë askujt tjetër, në një etapë që shënon kalimin e “Grande Boucle” nga Spanja në territorin francez. Ekipi e kontrolloi garën deri rreth një orë nga fundi, kur me Tim Uellens dhe Nils Polit rriti ritmin dhe imponoi kohë të fortë në ngjitje.

Në fund, në kilometrat finale drejt Les Angles, u shkëputen tre emra: Tadej Pogaçar, Jonas Vingegard dhe Riçard Karapaz. Kështu, u rikthye dueli i madh që ka karakterizuar pesë vitet e fundit të Turin e Francës, ndërsa ishte slloveni ai që bëri lëvizjen vendimtare. Pogaçar e fitoi etapën përpara Vingegardit dhe Karapazit, ndërsa falë bonuseve kohore, mori edhe fanellën e verdhë.

I katërti u klasifikua talenti i ri francez, Pol Seksas. Një gjë është e qartë, me hyrjen e garës në territorin francez, Turi 2026 sapo ka hyrë në fazën më vendimtare, me një duel që premton spektakël mes Pogaçarit dhe Vingegardit. Sot do të jetë radha për etapën e pestë, Carcassonne – Foix, me distancë 181.9 kilometra.1214

ARTIN LLESHAJ-PANORAMASPORT.AL